Atalanta do të përballet me Shtutgartin në transfertë në ditën e katërt të Champions League, në një ndeshje plot rreziqe. Gjermanët në fakt kohët e fundit janë paraqitur mirë kundër Real Madridit dhe befasuan Juventusin në Torino, ndeshje që Gian Piero Gasperini i analizoi me kujdes për të mos u kapur i papërgatitur.
“Shpresojmë të marrim pikë, por çdo ndeshje është ndryshe.
Do të jetë një provim kundër një skuadre që ka dalë mirë me Juventusin dhe Real Madridin.
Do të jetë një test me vlerë siç e meriton Liga e Kampionëve.
Të gjithë mendojnë se si ta motivojnë ekipin e tyre, ne luajmë për pikë që kanë filluar të jenë të rëndësishme”.
"Fitorja e tyre në Torino është një tregues i qartë, pa harruar ndeshjen e Madridit.
Ata nuk po shkëlqejnë në ligë, por vlera e ekipit njihet. Është një nga më të mirët në Bundesligë, na duhet një ndeshje e madhe".