Ardian Ismajli është kthyer në një nga emrat më të ndjekur të Serisë A, teksa paraqitjet e tij me fanellën e Empolit, kanë zgjuar interes nga klubet më të rëndësishme të kampionatit si Interi e Juventusi.
Mbrojtësi kuqezi po bën një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij, duke qenë thuajse i pakalueshëm në duelet me sulmuesit më të njohur të kampionatit italian.
Kjo po shtyn Interin dhe Juven që të mendojnë transferimin e tij në janar, apo në verë kur i mbaron kontrata me klubin e Empolit.
Forma që po shfaq ai, shihet qartë edhe nga vlerësimet që merr javë pas javë ne mediat italiane,.
Portali i njohur “Tuttomercatoweb” ka bërë një bilanc të notave që ka dhënë për lojtarët sipas reparteve dhe sipas tij, Ardian Ismajli është futbollist më i vlerësuar me një mesatare 6,45 për ndeshjet e deritanishme në Serinë A.
Po të njëjtën notë ka edhe Federiko Dimarko i Interit. Ndërsa në vendin e tretë është Alesandro Bastoni po i Interit me 6,35, pozicion të cilin e ndan me Alesandro Buonxhornon e Napolit i cili vlerësohet 6,35. Vendi i pestë i përket Davide Zapakostas të Atalantës me notën 6,3.