Dinamo e Zagrebit shkëlqeu në Bratisllavë duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Sllovanit.
Për Sllovanin shënoi Strelec (5') dhe për Dinamon e Zagrebit realizuan Spikiq (10'), Suçiç (30') e Kulenoviq (54' e 72’).
Pas xhiros së katërt në Champions League, Dinamo renditet në vend të 10-të me 7 pikë apo ka dy fitore, një barazime e një humbje.
Arijan Ademi u aktivizua në minutën e 64-të e Arbër Hoxha në atë të 87-tën për Dinamon.
Sllovani ka një seri të keqe të rezultateve, renditet në vend të 36-të me 0 pikë apo i ka të gjitha humbje.