PSV shënon fitoren e parë në Champions League

Futboll

PSV shënon fitoren e parë në Champions League

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 20:37
Pamje nga ndeshja

Skuadra holandeze, PSV ka shënuar fitoren e parë në Champions League, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:0 Girona-s. 

Skuadra nga Spanja mbetet me vetëm një fitore dhe ka 3 humbje pas katër xhirove.

Flamingo (16’), Tillman (33'), Bakayoko  (83') e Krejci (89' - autogol) shënuan për fitoren e PSV-së. 

Martinez i Girona-s në minutën e 55-të u përjashtua direkt me karton të kuq.

PSV ngjitet në vend të 19-të me 5 pikë e Girona zë të 26-tin me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat