Vushtrria si gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj të futbollit.
Një emër që pritet të lërë gjurmë në futboll padyshim është edhe Granit Bllata, i cili nuk ka më shumë se 20 vjeç dhe luan në pozitën e sulmuesit të majtë.
Bllata është futbollist i Vushtrrisë, anëtar i Ligës së Parë të Kosovsë, grupi A dhe pretendon rikthimin në elitën e futbollit tonë.
Bllata punon me përkushtim e me synime që të arrijë objektivat e tij që ka para vetes, të zhvillohet si futbollist dhe një ditë të jetë në një skuadër të madhe evropiane.
“Synimet e mija si sulmues i majtë janë që sa më shumë ta tregoj potencialin tim e me armën më të fortën time, shpejtësinë dhe driblimin, të shënoj sa më shumë gola dhe asistime dhe të arrijë sukses të madh në Evropë”, tha Bllata për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Si e sheh ekipin e Vushtrrisë në kampionat?
“Ekipi i Vushtrrisë po shkon mirë në kampionat edhe pse me ato sfidat e veta si ekip e me lojtar që po lujnë për herë të parë së bashku por do ia dalim”, thotë 20-vjeçari.
Futbollisti tregon se e ka apo jo dikë idhull si futbollist: “Si lojtar nuk e kam dikë si idhull por ka shumë lojtar që i ndjeki edhe mundohem me mësuar prej tyre”.