Magani, trajneri i ri i Tiranës?

Futboll

Magani, trajneri i ri i Tiranës?

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 22:14
Gugash Magani

Gugash Magani është trajneri i ri i Tiranës.

Burime pranë klubit bardheblu konfirmojnë për RTSH Sport ardhjen e trajnerit 59-vjeçar në krye të skuadrës 26 herë kampione e Shqipërisë. Magani ka qenë trajner i Tiranës për dy sezone, kjo në periudhën 2013-2015. Dhe nga 1 dhjetor 2013 deri më 17 maj 2015 e ka drejtuar Tiranën në 68 ndeshje në të cilat ka marrë 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.

Në fakt Magani duket se ka qenë kandidatura e vetme për të zëvendësuar Bledi Shkëmbin në këto momente. Madje pozicionin e ri në krye të Tiranës, kjo për RTSH Sport, e ka konfirmuar dhe vetë trajneri i ri i bardhebluve, Gugash Magani, i cili e pret me padurim startin e ri në këtë detyrë.

Më parë Magani ishte në krye të Lushnjës, ndërsa pat dhënë dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Oriku në atë humbje në stadiumin “Roza Haxhiu”, 0-1. Më parë Magani ka drejtuar dhe Shkumbinin, Flamurtarin, Besën, Teutën, Egnatian.

Po kështu ka drejtuar dhe Trepça’89 në Kosovë. E në këtë mënyrë, Gugash Magani pritet të jetë ai që do të mund të nxjerrë Tiranën nga vështirësia ku ndodhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat