Ronaldo ka shënuar golin e 908 në karrierë

Futboll

Ronaldo ka shënuar golin e 908 në karrierë

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 22:34
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka realizuar golin e 908 në karrierë në fitoren 5-1 të Al Nassr përballë Al Ain në Superligë e Arabisë Saudite.

Anderson Talisca e hapi llogarinë e golave për ekipin arab, duke shënuar qysh në minutën e pestë.

Pas 31 minutash lojë, Cristiano Ronaldo shënoi për 2-0, duke realizuar kështu golin e 908 në karrierë.

Gjashtë minuta më vonë, Al Nassr u ndihmua nga Cardoso, që realizoi auto-gol dhe për 3-0 për ekipin vendas.

Në pjesën e dytë, Bento shënoi auto-gol, duke ngushtuar epërsinë e Al Nassr në 3-1.

Wesley nuk lejoi që bashkëlojtarët e tij të ndiheshin nën presion, duke shënuar për 4-1 në minutën e 81-të.

Në minutën e 90+4-të, Talisca vulosi fitoren e Al Nassr (10 pikë) për 5-1 dhe për ta lënë Al Nassrin në ndjekje të Al Hilal dhe Al Ahli, që kanë nga 12 pikë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat