Futbollisti i ish-ekipit të Vinicius në hetime

Futboll

Futbollisti i ish-ekipit të Vinicius në hetime

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 23:10
Bruno Henrique

Bruno Henrique, futbollisti i Flamengo-s po hetohet nga autoritetet braziliane dhe këto procedura kanë nisur zyrtarisht ditën e sotme. Braziliani akuzohet se ka fituar qellimisht një karton të verdhë në mënyrë që bastet të përfitonin.

Kompanitë e basteve shpesh gjejnë lojtarë për të kompromentuar ndeshjet dhe për të fituar milionat. Ky është një nga ato shembuj. Policia braziliane dyshon se ka marrë kastile një karton në ndeshjen kundër Santos në nëtor, takim që Flamengo e humbi 2-1.

50 oficerë task-force kundër krimit të organizuar morën pjesë në 12 operacione në disa qytete juglindore të shtetit Minas, pasi kujtojmë që Brzaili përbëhet nga shtete federale pak a shumë si SHBA-të.

Mbetet për t’u parë nëse futbollisit i famshëm i ish-ekipit të Vinicius do të shpallet fajtorëq për këto akuza të rënda, të cilat rrezikojnë karrierën e amerikano-latinit njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat