Klubi nga Çekia, Sparta e Pragës, ka në radhët e veta katër shqiptarë, dy të Kosovës Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi dhe nga Shqipëria, Qazim Laçi e Indrit Tuçi.
Kjo po iu pengon shumë serbëve dhe nuk mund ta durojnë këtë mrekulli shqiptare në një klub të madh të Republikës së Çekisë.
Mediumi serb “Veçernj Novosti” si zakonisht ka shkarravitur duke i penguar një sukses i lojtarëve shqiptarë që po tregojnë lojëra fanastike.
“Klubi i tronditur nga marrëdhëniet serbo - shqiptare! E pranoi publikisht:
Nuk mund ta besojnë atë që po ndodh në ekip!”, shkruan ky farë mediumi serb.
“Kujtojmë se Velko Birmançeviq (serb) aktualisht është i përjashtuar nga skuadra e Sparta Pragës.
Formalisht kjo ‘nuk është kështu’, sepse klubi ka njoftuar publikun se ‘është i lënduar dhe për këtë arsye nuk po luan’ por mediat çeke pohojnë diçka krejt ndryshe, prandaj drejtuesit e Spartës u detyruan të reagojnë sërish.
Dhe kjo pasi e fshehën të vërtetën herën e dytë.
Fillimisht në mediat vendase është bërë e ditur se menaxheri sportiv i klubit të Pragës, Tomash Shivok, ka rënë në një ‘konflikt verbal me serbin’, dhe se pas atij incidenti që ka ndodhur pas disfatës ndaj Brnos, trajneri i skuadrës së parë, norvegjezi Lars Fris, e përjashtoi nga ekipi ‘A’.
Duke pasur parasysh se në klubin çek të lartpërmendur janë katër futbollistë me origjinë shqiptare, Indrit Tuçi dhe Qazim Laçi, të cilët janë përfaqësues të kombëtares shqiptare dhe dy djem nga Kosova, si dhe bashkëlojtarët e Birmançeviqit, Albion. Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, pritej vetëm për të parë se kush do të reagojë i pari për mbështetjen “gjithëserbe” që mori Birmançeviqi dhe integriteti i vendit tonë.
Dhe këtë e ka bërë Albion Rahmani, 24-vjeçari nga Podujeva.
Një ditë pas mbështetjes së madhe të tifozëve për Birmançeviqin (dhe integritetin e Serbisë), ky sulmues vendosi të publikojë në Instagram një foto me flamurin e madh të tifozëve shqiptarë, që ishte në ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros.
"Ëndrra e të gjithëve - realiteti ynë".
Tani më në fund ka reaguar drejtori sportiv i klubit.
Ish-futbollisti i famshëm çek, Tomash Rosicki, ka treguar se në skuadër “vjen zjarri” dhe këtë, ashtu siç shkruan mediat vendase, për shkak të sjelljes së katër shqiptarëve, pra reagimit lojtarit serb”, shkarravit media serbe.
“Ne jemi një klub i hapur dhe lojtarët i zgjedhim në bazë të cilësisë dhe karakterit, jo nga kombësia, feja apo orientimi.
Sigurisht, ne e dinim se kishte një problem të mundshëm. Fillimisht e pyetëm shqiptarin Qazim Laçi, kur po vinte “Burma”.
Të dy na thanë se nuk ka pasur probleme dhe e njëjta gjë ishte edhe me Ermalin dhe Albionin.
Në analizën tonë të fundit, ne vërtet dinim diçka për të (marrëdhëniet serbo-shqiptare), por ne vetë nuk ishim pjesë e atij konflikti, nuk jemi rritur në atë mjedis dhe nuk e kuptojmë plotësisht”, tha Rosicki.