Pas shkëlqimit ndaj Realit dhe Atletiko Madridit, Edon Zhegrova regjistroi një tjetër performancë spektakolare në Champions, teksa arriti të linte gjurmë në duelin ndaj Juventusit që përfundoi me rezultatin 1:1.
Ylli shqiptar i Kosovës, kontribuoi me asistin e golit të shënuar nga Xhonatan Dejvid, në barazimin që skuadra e tij regjistroi në shtëpi.
Zhegrova për paraqitjen e tij u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë (7.8), duke u zgjedhur si Lojtari i Ndeshjes, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, pasi përveç asistimit ai shtoi edhe dy goditje një portë dhe një iu bllokua.
Anësori kishte 51 prekje të topit, 3 kalime dhe fitoi 10 duele.