Edon Zhegrova zgjidhet Lojtari i Ndeshjes në Champions League

Futboll

Edon Zhegrova zgjidhet Lojtari i Ndeshjes në Champions League

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 23:54
Edon Zhegrova

Pas shkëlqimit ndaj Realit dhe Atletiko Madridit, Edon Zhegrova regjistroi një tjetër performancë spektakolare në Champions, teksa arriti të linte gjurmë në duelin ndaj Juventusit që përfundoi me rezultatin 1:1. 

Ylli shqiptar i Kosovës, kontribuoi me asistin e golit të shënuar nga Xhonatan Dejvid, në barazimin që skuadra e tij regjistroi në shtëpi.  

Zhegrova për paraqitjen e tij u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë (7.8),  duke u zgjedhur si Lojtari i Ndeshjes, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, pasi përveç asistimit ai shtoi edhe dy goditje një portë dhe një iu bllokua.  

Anësori kishte 51 prekje të topit, 3 kalime dhe fitoi 10 duele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat