Alvaro Morata ka qenë një nga protagonistët e fitores së Milanit ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi spanjoll, me një të kaluar të rëndësishme në radhët e ”los blancos”, ishte protagonist me golin e tij që çoi shifrat në 2-1 para fundit të pjesës së dytë.
“Ata kanë një ekip të madh dhe duhej të sakrifikonim, të vraponim, të ishim të gjithë bashkë.
Për ne ishte e rëndësishme të dinim vlerën që kishim dhe se kur jemi 11 luanë në fushë, është e vështirë të na mposhtin.
Pozicioni im? Përshtatem, ajo që dua është të ndihmoj ekipin, ajo që më pëlqen është të fitoj”, tha sulmuesi spanjoll i Milanit i cili ka dalë pikërisht nga akademia e klubit madrilen.