Xhiro e katërt në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve vazhdon edhe sot me nëntë ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë në Giuseppe Meazza, ku do të përballen dy gjigantët evropianë, Inter dhe Arsenal.
Të dyja skuadrat kanë marrë nga shtatë pikë në dy ndeshjet e para dhe pritet një ndeshje spektakolare në Itali.
Barcelona do të ketë punë në udhëtim te Crvena Zvezda, derisa Bayern Munich para tifozëve të tyre pret Benficën me fillim nga ora 21:00.
Duel i zjarrtë pritet edhe në Parc de Princes, me PSG që takohet me Atletico Madridin.