Skuadra e Liverpoolit vazhdoi me fitore në Champions League dhe në raundin e katërt mposhti thellësisht 4:0 kampionin e Bundesligas, Bayer Leverkuzenin.
Granit Xhaka, futbollisti i kombëtares së Zvicrës, pas ndeshjes dha një deklaratë, ku u shpreh tejet i zhgënjyer me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.
“Nuk mund ta dominosh Liverpoolin për 90 minuta, ne e dinim këtë.
Por, ne po marrim gola të lehtë, kjo s’duhet të ndodhë, sidomos në këtë nivel”, u shpreh i zhgënjyer Granit Xhaka.
“Çdo humbje dhemb. Por ne jemi në këtë nivel për të luajtur kundër më të mirëve”, vazhdoi më tej futbollisti shqiptar
Skuadra e Bayer Leverkusenit ka grumbulluar shtatë pikë në katër ndeshjet e para.