Maqedonia fton shtatë shqiptarë, ky shqiptar është befasia më e madhe 

Futboll

Maqedonia fton shtatë shqiptarë, ky shqiptar është befasia më e madhe 

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 11:33
Blagoja Milevski

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në Ligën C të Kombeve, kundër Letonisë dhe Ishujve Faroe.

Ndeshjet luhen më 14 përkatësisht 17 nëntor.

Befasi e listës është emri i futbollistit Behar Feta. Megjithatë në dyshim mbetet paraqitja e Visar Musliut.

Shqiptarët që janë ftuar, në mbrojtje Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Behar Feta, në mesfushë Enis Bardhi, Isnik Alimi e Sefer Emini dhe në sulm Lirim Qamili.

Gjithsejt 7 shqiptarë.

“Qëllimi ynë është të qëndrojmë në vendin e parë para dy sfidave të radhës.

Kërkojmë që të mbetemi në pozitën që jemi aktualisht në grupin. Secili gol dhe pikë në këto eliminatore është me rëndësi.

Shpresojmë që të arrijmë deri te fitorja ndaj Letonisë edhe pse pres që të jetë një ndeshje më e vështirë se sa ajo në Riga”, tha Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat