Moment shumë i komplikuar për Manchester City dhe Pep Guardiolën.
Skuadra kampione në fuqi e Anglisë humbi 4:1 përballë Sportingut të Lisbonës, ndeshje që kishte nisur në mënyrën më të mirë të mundshme me golin e Phil Foden pas pak minutash.
Pas humbjes në Carabao Cup me pasojë eliminimin dhe humbjes në Premier League, ka ardhur edhe humbja në Champions League.
Manchester City nuk humbiste tre ndeshje radhazi që nga prilli i vitit 2018, mbi 6 vite më parë, ndërsa Guardiola nuk ka humbur asnjëherë 4 ndeshje radhazi që kur ka ardhur si trajner në Etihad.