Skuadra e Real Madridit pësoi humbje mbrëmë ndaj Milanit 1:3 në UEFA Champions League që ishte e dyta këtë edicion në këtë kompeticion.
Në tribunat e stadiumit “Santiago Bernabeu” ishte edhe legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane.
Carlo Ancelotti është shumë i rrezikuar në stolin e klubit madrilen edhe pse kontrata i është vazhduar trajnerit italian.
Megjithatë rezultatet e fundit mund ta “shkundin” karrigën e teknikut nga Italia dhe si gjithmonë kandidat potencial për të zënë vendin e Carlito-s është Zinedine Zidane.
Përveç “Zizu-s”, kandidat për sotlin e Real Madridit mund të jetë edhe trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.