Të mbërthyer me ethet e kualifikimit direkt

Futboll

Të mbërthyer me ethet e kualifikimit direkt

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Kush e di nëse algoritmi kishte parashikuar fitoren e Milanit në Madrid kundër Realit, apo suksesin e madh të Sporting Lisbona ndaj Manchester City…

Fakti është se, pavarësisht kujdesit të madh, duke qenë se nuk jemi as në gjysmë të rrugës, kjo Ligë e re e Kampionëve, që supozohej të favorizonte skuadrat e mëdha, pak nga pak po i vë në vështirësi favoritët e dallueshëm.

Kështu, duke lëvizur në renditjen e pjesshme aktuale, të xhiros së katërt, kuptojmë, për shembull, se Amorim dhe Sportingu i tij tashmë kanë siguruar 10 pikë dhe se, për shembull, PSG, Bayern Munich apo Atletico Madridi kanë një rrugë të gjatë për të bërë për t’i kapur skuadrat kryesore.

Për t’u renditur në tetëshen e parë të fazës së grupit, çka nënkupton kualifikim direkt në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, kanë shumë pak shanse për t’ia dalë, nëse tregohemi të sinqertë.

Por le të kthehemi pak tek algoritmi, i cili në agimin e Champions League e kishte vendosur stekën e kualifikimit direkt te 16 pikët.

Duke u përpjekur të imagjinoni, qartësisht me një diferencë të madhe gabimi, rrugën nga këtu deri në fund të garës, parashikimi duhet të jetë i saktë. Ose më saktë: me 17 pikë thuajse me siguri do të kualifikohesh në 1/8 finale, me 16 pikë do të duhet t’i hedhësh një sy golavarazhit, rëndësia e të cilit u përfol që në fillim.

Megjithatë, më shumë se pikët, që duhen theksuar, është befasues kush mund t’i arrijë ato. Sporting, siç u përmend, i freskët nga turpërimi 4-1 që i bëri Manchester City, ka përpara një kalendar të mirë dhe tashmë 10 pikë.

Edhe Milani, aktualisht me 6 pikë, është në pritje të ndeshjeve që janë padyshim brenda mundësive të tij (Crvena Zvezda dhe Girona në shtëpi, Slovan Bratislava dhe Dinamo Zagreb jashtë).

Më pas vijnë disa skuadra të njohura, nga Liverpool te City, duke kaluar nga Barcelona dhe Interi, për të mbërritur te Borussia Dortmundi, janë të mbërthyer me ethet e kualifikimit direkt, pa iu dashur “play off”-ii.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat