Humbje që dhemb

Futboll

Humbje që dhemb

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 13:22
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti u shpreh pas disfatës së mbrëmshme se Milani nxori në pah problemet mbrojtëse të ekipit të tij. Ai shtoi se ka ardhur momenti për të punuar për 'themelet të futbollit'.

Kjo ishte ndeshja e parë e Real Madridit që nga humbja poshtëruese 4-0 në shtëpi ndaj Barcelonës në La Liga, kështu që shumë prisnin më shumë reagim.

“Ne nuk e pamë reagimin dhe të njëjtat probleme mbeten nga humbja ndaj Barcelonës”, ka rrëfyer Ancelotti për Sky Sport Italia.

“Na mungon soliditeti në mbrojtje, shpesh jemi të çekuilibruar në kundërsulm. Duhet ta rregullojmë këtë, duhet të jemi më solidë dhe ta fitojmë topin”.

 

Duke marrë parasysh se kampionët në fuqi tani kanë humbur dy nga katër ndeshjet e Ligës së Kampionëve në formatin e ri, a është koha për t’u shqetësuar?

“Duhet të shqetësohemi sepse skuadra ka një potencial të madh dhe nuk po e shpreh atë. Ne duhet të punojmë në themelet, sepse kjo është ajo që mungon këtu. Kur nuk jeni solidë në mbrojtje, ndeshjett mund të ndërlikohen në çdo moment.

Ne ishim në gjendje të rikuperoheshim nga këto situata disa herë, por nuk mund të ndodhë në çdo ndeshje.

Prisja që ata të luanin kështu, pasi ata kanë shumë ritëm dhe cilësi në situatat një kundër një dhe shfrytëzuan në maksimum brishtësinë e mbrojtjes sonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat