Armando Broja rikthehet i buzëqeshur nga dëmtimi

Futboll

Armando Broja rikthehet i buzëqeshur nga dëmtimi

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 14:05
Armando Broja

Armando Broja është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit që e la jashtë fushës së blertë prej muajit gusht. Vetë klubi i Everton ka postuar një foto të tij në rrjetet sociale.

“Mrekulli që të shohim në stërvitje Armando”, shkruan klubi i Everton.

23-vjeçari duket i qeshur në fotot e shkrepura, teksa londinezët shpresojnë ta kenë sa më shpejt ta gatshëm në fushë. Kujtojmë se Everton e huazoi Brojën nga Çelsi në fillimin e sezonit.

Për shkak të dëmtimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka marrë asnjë minutë.

Ky nuk ishte as dëmtimi i parë që e mban jashtë, pasi prej kohësh Broja ka hasur probleme prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat