Emilio Butragueno, drejtor i marrëdhënieve institucionale te Real Madridi dhe ish-lojtar i madh i “Los Blancos”, foli për mediat, pas humbjes 3-1 kundër Milanit. Ai u ndal veçanërisht te performanca e Kylian Mbappe, siç lexojmë në “Tribal Football”:
“Kylian krijon shanse të qarta në çdo ndeshje dhe kjo është shenjë e mirë, por nuk e ka fatin që iu duhet sulmuesve. Ndonjëherë ndodhin këto situata. Ka cilësi të jashtëzakonshme, presim që të shënojë sërish”.
Megjithatë, disfata ishte shumë e rëndë: “Ndeshja, e cila padyshim përfundoi me një rezultat të keq, nuk ishte ajo që prisnim.
Ne e dimë se duhet të jemi solidë, por kuqezinjtë i shfrytëzuan në maksimum mundësitë e tyre. Ishte një rezultat shumë negativ për ne, sepse Real Madridi gjithmonë dëshiron të fitojë. Zgjidhja është të punojmë më shumë dhe të ecim përpara”.
Disa fjalë edhe për grupin e lojtarëve, nëse nevojiten përforcime në janar: “Nënshkrime të reja në merkaton e dimrit? Jo, ne iu besojmë lojtarëve aktualë. Disa muaj më parë fituam La Liga-n dhe Champions League”.