Cristiano Ronaldo vazhdon t’i mahnisë futbolldashësit dhe të përflitet dendur, pavarësisht moshës së tij. Fenomeni portugez shënoi edhe kundër Al-Ain, në fitoren 5-1, me të cilin Al-Nassr mundi rivalët e vet të Champions League aziatik.
CR7 prishi kështu tabunë e Hernan Crespos, të cilën nuk e kishte mposhtur kurrë në karrierën e tij.
Goli numër 908 i karrierës së portugezit e afron edhe më shumë me një moment historik, atë të 1000 golave.
Një tjetër fakt i frikshëm, që na bën të reflektojmë për madhështinë e ish-lojtarit të Real Madridit, është ai që lidhet me pjesëmarrjen e tij në gola. Të martën arriti në 41 gola në 45 ndeshje, që kur mbushi 39 vjeç.
Tashmë e dinim që nuk ishte si të tjerët, por ky është një konfirmim i mëtejshëm për “kredencialet” e papërsëristshmeë futbollistike të Ronaldos nga Madeira.