Benjamin Mendy ka qëndruar te Manchester City për gjashtë vite, së paku aq ka qenë nën kontratë para se të largohet në 2023 në drejtim të Lorient.
Mbrojtësi francez ka fituar kërkesën e tij për pagat kundër Manchester Cityt, me një vendim të dhënë nga gjyqtarja Joanne Dunlop më 6 nëntor.
Gjykatësi arriti në përfundimin se klubi nuk kishte të drejtë t’i ndalonte pagën Mendyt përderisa ai nuk ishte në paraburgim.
Vendimi shënon një fitore të rëndësishme për mbrojtësin francez, i cili kishte qenë në një mosmarrëveshje ligjore me Man City pas pezullimit të tij nga klubi.
Kontrata e Mendyt u ndërpre pasi ai u akuzua për përdhunim dhe sulm të shumë grave.
Që atëherë ai është liruar nga këto akuza; ai tani do të marrë rreth 11 milionë funte paga të papaguara gjatë pezullimit të tij nga ekipi i parë.