Selektori rumun respekton traditën, ja çfarë bën para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Selektori rumun respekton traditën, ja çfarë bën para ndeshjes me Kosovën

Nga: K. Goca Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 15:02
Pamje

Kombëtarja rumune do të luajë ndeshjet e fundit në Ligën C të Kombeve, më 15 dhe 18 nëntor. 

“Kundërshtarët do të jenë Kosova dhe Qipro, ndërsa të dyja ndeshjet do të luhen në Bukuresht, në Arenën Kombëtare”, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”. 

“Aksioni do të zhvillohet në bazën Mogosoaia, të hënën, më 11 nëntor, në orën 18:00. 

FRF ka njoftuar se seanca e autografeve do të zgjasë 15 minuta dhe publiku do të mund të qëndrojë edhe një çerek orë më pas për të ndjekur stërvitjen.

Tradita e këtyre takimeve me tifozët nisi në Euro 2024. 

Në Wurzburg, rreth 4000 tifozë u mblodhën për një seancë stërvitore të kombëtares së drejtuar nga Edi Iordanescu në atë kohë.
Pasardhësi i Edi Iordanescu, Mircea Lucescu, bie dakord këtë vjeshtë për ngjarje të tilla para ndeshjeve zyrtare.

Kombëtarja e futbollit të Rumanisë do të mblidhet të dielën, më 10 nëntor, në Qendrën Kombëtare të Futbollit në Mogosoaia, për t'u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kosovës (15 nëntor) dhe Qipros (18 nëntor)”, shkruan mes të tjera mediumi rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat