Hernandez do të largohet nga Milani

Futboll

Hernandez do të largohet nga Milani

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 15:45
Theo Hernandez

Theo Hernandez është futur në vitin e gjashtë te Milani, por duket se ky do të jetë viti i fundit.

Mbrojtësi i majtë francez ka pasur çdo vit ngritje në karrierë, por duket se është gati për të bërë një lëvizje në fund të sezonit.

Calciomercato ka raportuar se anësori francez nuk dëshiron të vazhdoj kontratën e cila i skadon në verën e vitit 2026.

27-vjeçari fiton vetëm katër milionë euro në sezon dhe kërkesat e tij për një pagë mbi tetë milionë neto nuk mund të plotësohen nga Rossonerët.

Kjo ka bërë që Theo Hernandez të mendoj largimin dhe tanimë dy top klube evropiane janë në garë për të.

Paris Saint Germain dhe Bayern Munich janë të gatshme t’ia plotësojnë kërkesat financiare lojtarit dhe duan transferimin e tij.

Milani është i hapur ta shes yllin e skuadrës nëse vije një ofertë mbi 60 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat