Benfica nuk e ka shijuar ende fitoren kundër Bayernin

Futboll

Benfica nuk e ka shijuar ende fitoren kundër Bayernin

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Në vigjilje të ballafaqimet Bajyrn Munih - Benfica po ju prezantojmë me disa nga statistikat më interesante mes tyre në Ligën e Kampionëve.

Bayern dhe Benfica janë takuar 12 herë deri më sot, së fundmi në nëntor 2021.

Kingsli Koman dhe pjesa tjetër fituan 5-2 në atë ndeshje të Champions-it në “Allianz Arena”. Në 12 përballje me Benfikën, bavarezët nuk ka humbur kurrë (9 fitore, 3 barazime). Asnjë ekip tjetër nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje kundër të njëjtit kundërshtar në kompeticionet europiane pa humbje.

Një vështrim në ndeshjet e mëparshme në shtëpi kundër 38 herë kampionëve portugez ofron edhe më shumë optimizëm. Gjermanët kanë fituar të gjashtë takimet në Mynih, duke shënuar 24 gola (mesatarisht katër për lojë). Herën e fundit që ata dolën kundër njëri-tjetrit në nëntor 2021, “muzika” e golit nga Bajerni u dëgjua pesë herë.

– Leroi Sane ka regjistruar tre gola dhe dy asistime në dy takimet e fundit të Champions ndaj skuadrës portugeze, që do të thotë se gjermani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në një gol mesatarisht çdo 32 minuta.

– Herri Kejn ka vazhduar nga e njëjta pozitë ku e la sezonin e kaluar, bomberi i Bajernit tashmë ka shënuar pesë gola në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Që nga fillim të sezonit të kaluar, sulmuesi anglez ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola të Champions se çdo lojtar tjetër (13 gola, katër asistime në 15 ndeshje).

Vetëm një futbollist tjetër i bavarezëve e ka gjetur rrjetën më shumë herë në 15 paraqitjet e tij të para për klubin, Roi Makai].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat