Mbappe nuk po kritikohet vetëm nga tifozët e Real Madridit

Futboll

Mbappe nuk po kritikohet vetëm nga tifozët e Real Madridit

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 15:56
Mbappe e Ancelotti

Mbappe nuk po kritikohet vetëm nga tifozët e Real Madridit.

Ai po merr kritika të ashpra edhe nga Franca, ku e shohin të denjë për t’u ulur në stol.

Nëse Henry, në “CBS”, e kishte kritikuar tashmë lojtarin e Real Madridit, mediat franceze ishin më të ashpra me kampionin e botës më 2018.

Daniel Riolo i “After Foot” sugjeroi se Mbappé duhet të qëndrojë në stol: “Real Madridi luan pa qendërsulmues, sepse kështu ka qenë sezonin e kaluar. Kështu është në kombëtaren franceze dhe kështu do të jetë te Real Madridi. Unë e kam thënë prej muajsh: Mbappé nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një ‘9’.

Pikërisht si të gjithë të tjerët, që kanë qenë në hall prej kësaj, edhe Ancelotti është në të njëjtën situatë me Mbappe. Do të përsëris një frazë që e kam thënë 150 herë: Mbappe luan në të majtë, ose duhet të qëndrojë në stol.

Në të majtë, Real Madridi ka më të mirë se ai për momentin, pasi Vinicius ka privilegjin e ‘jetëgjatësisë’ në klub dhe paraqitjeve, ndaj Mbappe do të shkojë në pankinë, sepse nuk mund të jetë ndryshe.

Është edhe një yll tjetër në stol, Rodrygo… A mund ta marrë Ancelotti këtë vendim?

Real Madridi është një klub i madh dhe i aftë për të marrë vendime të forta, por nuk mund të vazhdojë më kështu, është e habitshme”.

Nga ana e tij, Jean-Michel Larqué, i pranishëm në programin “Rotehn s’enflamme”, rrëfeu: “Kam filluar të shqetësohem për Mbappe, veçanërisht për shkak të përmbajtjes së lojërave të tij. Ka kohë që nuk e kam parë të bëjë gjestet që i bënte disa vite më parë…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat