Xhiro e 13-të në Albi Mall Superligë do të luhet në tre ditë, të shtunën, dielën dhe të hënën (9,10 dhe 11 nëntor).
Dy sfidat e para do të luhen në Gjilan dhe Klinë ditën e shtunë. Gjilani pret Suharekën, derisa Dukagjini takohet me Feronikelin ’74 me fillim nga ora 13:00.
Llapi dhe Prishtina takohen në derbin e xhiros të dielën, derisa Ferizaj pret Dritën.
Ndërkohë ditën e hënë në program është për t’u zhvilluar dueli mes Ballkanit dhe Malishevës.