Tifozëve të Arsenalit ju ndalohet përdorimi i alkoolit

Futboll

Tifozëve të Arsenalit ju ndalohet përdorimi i alkoolit

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 17:31
Tifozët

Tifozët e Arsenalit nuk do të mund të blejnë alkool në Milano pas një ndalese për pijet alkoolike që është vendosur në qytet përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Interin.

Shitjet e alkoolit do të jenë të kufizuara në disa nga zonat më të ngarkuara të qytetit, duke përfshirë qendrën turistike, e cila do të jetë pa alkool nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes. Alkooli nuk do të shitet në disa zona përreth për tërë ditën e mërkurë.

Prefekti Claudio Sgaraglia shpalli këtë ndalesë në faqen e internetit të Qeverisë Italiane, konkretisht të qytetit të Milanit. Edhe bizneset që ofrojnë ushqim për të marrë me vete janë prekur – ato nuk mund të shesin alkool tifozëve në gota plastike ose prej qelqi.

Ministria e Brendshme Italiane tha në një deklaratë:

“Ndalimi është vendosur për të siguruar sigurinë e ngjarjes dhe për të parandaluar prishjen e rendit publik për shkak të abuzimit me alkoolin.”

Tifozët e Arsenalit përjetuan një situatë të ngjashme kur udhëtuan në Bergamo në shtator për barazimin pa gola me Atalantën. Tifozët u ndaluan të konsumonin alkool në disa zona, edhe pse u vendosën disa vende të përcaktuara për pije nën kontrollin e policisë lokale. Në Milano, nuk është ofruar asnjë zgjidhje e tillë.

“Gunners” pritet të jenë rreth 4,361, aq sa i janë lejuar biletat për ndeshjen në “San Siro”. Skuadra e Mikel Artetës ka filluar shkëlqyeshëm fushatën e tyre evropiane, duke mbledhur shtatë pikë nga tri ndeshjet e para, edhe pse Interi – që ka grumbulluar të njëjtin numër pikësh – paraqet një ndër ndeshjet e tyre më të vështirë në këtë fazë të lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat