Shqiptari nuk ndalet në Evropë! I gjithë stadiumi thërret emrin e tij, por ai nuk feston

Futboll

Shqiptari nuk ndalet në Evropë! I gjithë stadiumi thërret emrin e tij, por ai nuk feston

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 18:37
Pamje nga ndeshja

Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshje.

Sot sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pasi pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luante përballë Malmo.

Sulmuesi ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit 1:0 për ekipin e tij.

Të gjithë tifozët thirrën në kor emrin e sulmuesit shqiptar, por ky i fundit zgjodhi të mos festonte duke tundur gishtin, ndoshta edhe në shenjë proteste ndaj kritikave të pamerituara që ka marrë gjithë këtë kohë, teksa po tregon se është një lojtar i cili është kthyer në forcën kryesore të sulmit të Beshiktash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat