Shqipëria, vjen humbja e dytë përballë Belgjikës

Futboll

Shqipëria, vjen humbja e dytë përballë Belgjikës

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 18:43
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e Futsallit zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Belgjikës(në ndeshjen e parë miqësore, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 7-3). Takimi i luajtur në “Alfasun Indoor Arena” përfundoi me fitoren e belgve 4:2.

Golat e Shqipërisë në këtë takim i shënuan Arbër Shkodra dhe Arif Limani.

Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Belgjikës më të njëjtin formacion: Cristiano Cardosa (GK), Roald Halimi, Azem Ibrahimi, Darrier Soares Melo, Arbër Shkodra.

Takimi ishte i luftuar deri në fund, aty ku të zotët e shtëpisë vulosën fitoren duke shënuar edhe golin e katërt. Dy ndeshje miqësore shumë të rëndësishme për trajnerin Erind Resuli dhe stafin teknik për të vëzhguar gjendjen e lojtarëve të grumbulluar.

Në dhjetor kuqezinjtë do të nisin kualifikueset e Kampionatit Europian të Futsallit. Shqipëria ndodhet në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat