Drita e Gjilanit lëshoi fitoren nga duart në minutën e 89-të në derbin e mbetur në Prishtinë.
Drita e Gjilanit ka barazuar me rezultat 1:1 me Prishtinën në ndeshjen e mbetur të javës së dytë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita ka treguar lojë të mirë në pjesën e parë kur në minutën e 5-të, Kastriot Selmani i Dritës goditi me kokë e portieri Nikaj mezi e ndali.
Arb Manaj shënoi nga afërsia për 0:1 në minutën e 35-të dhe pas gabimit të mbrojtjes së Prishtinës.
Prishtina ka treguar lojë shumë të mirë në pjesën e dytë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe barazuan në minutën e 89-të, Leotrim Kryeziu shënoi me kokë për 1:1.
Pas javës së 12-të, Ballkani kryeosn me 22 pikë, sa ka Drita (një ndeshje më pak) e Malisheva, Prishtina renditet në vend të katërt me 20 pikë.