Prishtina barazon në minutën e 89-të, ia mohon kreun Dritës

Futboll

Prishtina barazon në minutën e 89-të, ia mohon kreun Dritës

Nga: K. Goca Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 18:54
Festojnë lojtarët e Prishtinës

Drita e Gjilanit lëshoi fitoren nga duart në minutën e 89-të në derbin e mbetur në Prishtinë.

Drita e Gjilanit ka barazuar me rezultat 1:1 me Prishtinën në ndeshjen e mbetur të javës së dytë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita ka treguar lojë të mirë në pjesën e parë kur në minutën e 5-të, Kastriot Selmani i Dritës goditi me kokë e portieri Nikaj mezi e ndali.

Arb Manaj shënoi nga afërsia për 0:1 në minutën e 35-të dhe pas gabimit të mbrojtjes së Prishtinës.

Prishtina ka treguar lojë shumë të mirë në pjesën e dytë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe barazuan në minutën e 89-të, Leotrim Kryeziu shënoi me kokë për 1:1.

Pas javës së 12-të, Ballkani kryeosn me 22 pikë, sa ka Drita (një ndeshje më pak) e Malisheva, Prishtina renditet në vend të katërt me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat