Ernest Muçi u kthye përsëri të shfaqet vendimtar për skuadrën e Beshiktashit në Ligën e Europës, duke ndihmua këtë të fundit të marrë suksesin e radhës në fitoren 2:1 ndaj suedezëve të Malmo.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij në ndeshjen e sotme të cilën e nisi si titullar, duke u bërë protagonist i saj me aksionet sulmuese, por edhe me lojën në fazën mbrojtëse.
Statistikat e tij për këtë ndeshje, përveç golit, tregojë se ai ka qenë autor i 5 gjuajtjeve në total, teksa ka bërë 4 pasime kyçe.
Por përveç të tjerave, sulmuesi shqiptar i rreshtuar në të djathtën në këtë sfidë, ka ndërprerë dy herë aksione të rrezikshme të kundërshtarëve, duke treguar se po përmirëson edhe statistikat e tij në fazën mbrojtëse.
Ndaj nuk është rastësi që “SOFA SCORE” i ka vendosur notën 8,3 sulmuesit të Kombëtares shqiptare duke u bazuar te statistikat që ai ka regjistruar në ndeshjen e sotme që ktheu Beshiktashin në garë për kualifikimin e mëtejshëm në turne.