Tirana do të luajë këtë të diel përballë Bylisit sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiors.
Kjo ndeshje ku klubi bardheblu do të luajë si pritëse, nis në orën 17:00.
Tashmë është zgjidhur dhe dilema e stadiumit ku Tirana do të luajë si “vendase”.
Pas Vlorës, Korçës dhe Lushnjës, bardheblutë tashmë do të luajnë në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”.
Është vetë Federata Shqiptare e Futbollit që ka zyrtarizuar stadiumin ku Tirana do të jetë pritëse në këtë javë të Superiores.