“Kylian do të përmirësohet, sepse nuk mund të shkojë më keq se kaq”!.
Ky është komenti i legjendës Thierry Henry për bashkëpatriotin e tij francez, Kylian Mbappe. Sulmuesi po kalon një moment të vështirë te Real Madrid dhe Henry mendon se e ka fajin vetë që nuk angazhohet sa duhet në fushë.
“Puna e tij deri tani është e pamjaftueshme. Mendoj se është thuajse gjithmonë Bellingham ai që përpiqet të bëjë më shumë në fushë”.
“Është ai që përpiqet të thyejë linjat. E di që Mbappe nuk është qendërsulmues dhe nuk i pëlqen ky rol, por a mendoni se Bellingham ka qejf të bëjë detyra kaq sulmuese? Jo, por ka vullnetin për të ndihmuar”, ka thënë Henry.