Rubin Kazan ka barazuar përballë CSKA Moskë në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Rusisë.
Sfida e parë mes tyre ka përfunduar në barazim pa gola, pra me rezultatin 0:0.
Protagonsit në këtë ndeshje ishte Mirlind Daku. Por protagonizmi i tij nuk ishte pozitiv.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare humbi një penallti në minutën e 89-të, duke i hequr skuadrës së tij mundësinë e fitores.
Kujtojmë që Daku nuk ishte titullar në këtë sfidë, por u aktivizua në minutën e 80-të. Ndërsa sulmuesi tjetër i Kombëtares, Marvin Çuni ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 80-të.