Bordin: Ta lemë pas humbjen me Dinamon

Futboll

Bordin: Ta lemë pas humbjen me Dinamon

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 20:09
Bordin

Humbja me Dinamon në javën e kaluar, e ka detyruar trajnerin Roberto Bordin të analizojë me detaje të gjithë veprimet e futbollistëve në këtë sfidë. Në fund të analizës, italiani ka deklaruar se ajo ndeshje duhet lënë pas dhe vëmendjen duhet ta marrë sfida me Laçin.

Me rikthimin e skuadrës në stërvitje, trajneri i skuadrës së AF Elbasanit, Roberto Bordin ka analizuar ndeshjen e fundit, atë me Dinamon. Një humbje e thellë nga e cila duhet të nxjerrin mësime. Për këtë arsye, është kryer edhe një video-analizë ku të gjithë lojtarët kanë parë gabimet që kanë bërë.

“Duhet të jemi shumë të fortë në këto situata.  E kemi analizuar situatën me djemtë në videoanalizë. Kemi patur edhe një takim me tifozët tanë të cilët na bënë të kuptojmë se janë mbështetja jonë. Ne kemi besim te këta çuna, do të punojmë më shumë për të  bërë më mirë se sa ndeshja me Dinamon. Eshtë e qartë se morali është pak i ulët por duhet të ringrihemi se na pret ndeshja me Laçin. Eshtë momenti për të reaguar. Djemtë duhet të tregojnë se kanë karakter dhe të reagojnë ashtu si duhet për ndeshjen e ardhshme”.

Pas Dinamos, këtë fundjavë, AF Elbasani do të përballet me Laçin. Një skuadër që po bën mirë këto ndeshjet e fundit pas ardhjes së trajnerit të ri. Bordin pranon se do të jetë një përballje e vështirë.

“Eshtë një ndeshje e vështirë. Laçi ka ndryshuar trajner dhe ka bërë ndeshje të mira. Por ne duhet të fokusohemi vetëm te skuadra jonë dhe se si të reagojmë në këtë përballje. Kemi respekt për skuadrën e Laçit, pasi ka bërë mirë në ndeshjet e fundit. Duhet të kemi kujdes për të mos përsëritur gabimet që bëmë me Dinamon”.

Af Elbasani do të luaj me ekipin e Laçit më 10 Nëntor, me ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat