Nuk mjafton goli i Kastriot Imerit, Shakhtar ndal tre pikë në Gelsenkirchen

Futboll

Nuk mjafton goli i Kastriot Imerit, Shakhtar ndal tre pikë në Gelsenkirchen

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 20:39
Shakhtar

Skuadra nga Ukraina, Shakhtar, ka ndal tre pikë në cilësinë e vendasit, duke e mpshtur me rezultat 2:1 Young Boysin e Zvicrës, në kuadër të xhiros së katërt të Champions League në futboll. 

Ballafaqimi mes këtyre skuadrave është zhvilluar në stadiumin Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Kastrioti Imeri ka startuar nga minuta e parë dhe shënoi në minutën e 27-të (0:1) për skuadrën zvicerane por ky gol nuk mjaftoi.

Për Shakhtar realizuan Zubkov (31') e Sudakov (41') dhe për udhëtusit Kastriot Imeri (27').

Imeri është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.

Shakhtar është në vend të 26-të me 4 pikë e Young Boys në të 35-tin pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat