Skuadra nga Ukraina, Shakhtar, ka ndal tre pikë në cilësinë e vendasit, duke e mpshtur me rezultat 2:1 Young Boysin e Zvicrës, në kuadër të xhiros së katërt të Champions League në futboll.
Ballafaqimi mes këtyre skuadrave është zhvilluar në stadiumin Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Kastrioti Imeri ka startuar nga minuta e parë dhe shënoi në minutën e 27-të (0:1) për skuadrën zvicerane por ky gol nuk mjaftoi.
Për Shakhtar realizuan Zubkov (31') e Sudakov (41') dhe për udhëtusit Kastriot Imeri (27').
Imeri është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.
Shakhtar është në vend të 26-të me 4 pikë e Young Boys në të 35-tin pa pikë.