Barcelona feston
Interi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Arsenalit, në takimin e xhiros së katërt të Champions League në futboll.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit por vendasit ia dolën me pikë të plota nga ky ballafaqim.
Në minutën e 45+2, Hakan Calhanoglu ishte i pagabueshëm nga penalltia, duke ia siguruar fitoren Interit.
Tabela
Në minutën e 71-të, Kristjan Asllani futet në lojë dhe i gëzohet fitores së Interit.
Bayerni shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Benfica-s, duke iu falënderuar golit të Musialas në minutën e 67-të.
Barcelona e ka shkatërruar me rezultat 5:2 Cërvena Zvezdën në Beograd.
Rezultatet
Bayern - Benfica 1:0 (0:0)
Cërvena Zvezda - Barcelona 2:5 (1:2)
Feyenoord - Salzburg 1:3 (0:1)
Inter - Arsenal 1:0 (1:0)
PSG - Atletico 1:2 (1:1)
Sparta - Brest 1:2 (0:1)
Stuttgart - Atalanta 0:2 (0:0)
Lideri i kampionatit spanjoll me lojë të shpejt dhe cilësore e ka rrafshuar me gola skuadrën beogradase.
Robert Lewandowski me shokë tronditi Beogradin, duke iu bërë me dije se janë larg me cilësi.
Për Barcelonën shënuan Martinez (13'). Lewandowski (43' e 53'), Raphinha (55'), Lopez (76’) dhe për vendasit shënuan Silas (27') e Milson (86’).
PSG ka pësuar humbje si vendas (1:2) nga Atletico Madridi. Zaire-Emery shënoi (14’) për PSG-në dhe Molina (18’) e Correa (90+3’) realizuan për Atleticon.
Berat Gjimshiti me Atalantën ngadhënjejnë në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Stuttgartit.
Gjimshiti u paraqit titullar.
Lookman shënoi në minutën e 51-të e Zaniolo në atë të 88-tën.
Sparta e Pragës si vendas ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Brest.
Qazim Laçi e Albion Rrahmani u paraqitën nga minuta e parë për Spartën. Rrahmani u zëvendësua në minutën e 64-të e Laçi në atë të 85-tën dhe Indri Tuçi futet në lojë në minutën e 78-të.