Donart Ibraimi merr ftesë nga Maqedonia U21.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ibraimit, Voska Sport, përmes rrjeteve sociale.
“Futbollisti ynë, Donart Ibraimi do të jetë pjesë e ekipit përfaqësues U21 të Maqedonisë së Veriut.
Për Ibraimin kjo është ftesa e parë që merr nga Maqedonia U21, teksa më herët ka qenë pjesë edhe gjeneratave të reja te përfaqësueset e vendit”, thuhet më tutje në njoftim.
Ibrahimi ka treguar talentin e tij në paraqitjet me Voskën, duke shënuar gola, por edhe duke qenë protagonist në aksionet vendimtare të Voskës.