Atalanta vazhdon formën e saj të mirë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Stuttgart me rezultat 2-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Golat për ekipin italian u shënuan nga Ademola Lookman në minutën e 51-të dhe Nicolo Zaniolo në minutën e 88-të, të cilët sigluan fitoren për Atalantën dhe i dhanë skuadrës një avantazh të qëndrueshëm në ndeshje.
Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, u shpall “Lojtari i Ndeshjes” me një performancë të shkëlqyer dhe vlerësim prej 8.0, duke ndihmuar ekipin të ruajë portën e paprekur dhe duke kontribuar në mbrojtje me ndërhyrje të sakta.
Ademola Lookman gjithashtu ishte një nga më të mirët në fushë, me një vlerësim prej 7.5, pasi shënoi golin e parë dhe krijoi raste për ekipin.
Nga ana tjetër, Stuttgart, pavarësisht disa përpjekjeve për të krijuar presion, nuk arriti të gjejë rrugën e golit dhe hasën në vështirësi përballë mbrojtjes së disiplinuar të Atalantës], shkruan Gazeta Olle. Lojtarët më të mirë të Stuttgart ishin Chris Führich dhe Angelo Stiller, të cilët arritën vlerësime prej 7.3 dhe 7.2, përkatësisht.
Me këtë fitore, Atalanta përforcon pozitat e saj dhe rrit shanset për kualifikim, duke qenë në super formë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.