Champions League dhuroi një tjetër mbrëmje emocionuese, ku spikat fitorja 1-0 e Interit kundër Arsenalit.
Goli i Calhanoglu i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit.
Në fund të sfidës ishte pikërisht mesfushori turk, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ai që u zgjodh Lojtari i Ndeshjes, nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s.
“Ai gjithmonë kërkonte të merrte topin dhe të nxirrte ekipin përpara me pasime.
Punë e shkëlqyer edhe në mbrojtje me shumë rifitime topi dhe ndërprerje aksionesh të kundërshtarit. I qetë në ekzekutimin e penalltisë”, thuhet në komentin e bërë nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s..