Legjenda e Francës dhe ish-lojtari i Barcelonës, Thierry Henry, ka zgjedhur njeriun që është përgjegjës për suksesin e fundit të klubit dhe nuk është Hansi Flick.
Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Gjermanisë u emërua trajner i skuadrës katalunase në verë pas largimit të ish-lojtarit, Xavi.
Që kur gjermani mori drejtimin, Barcelona ka performuar në një nivel të lartë.
Katalanasit janë aktualisht në krye të tabelës së La Ligës, pasi kanë grumbulluar 33 pikë nga 12 ndeshjet e tyre të para dhe janë nëntë pikë përpara rivalit, Real Madridit.
Shumë lavdërime janë grumbulluar ndaj Flick për ndryshimin e fatit të klubit, por ndërsa fliste në CBS Sports, Henry pohoi se Xavi është njeriu që duhet falënderuar.
Ai tha: “Unë nuk mendoj se Hansi Flick filloi një epokë të re… Xavi e bëri. Ai po vazhdon atë që bëri Xavi”.
“Xavi i dha debutimin (Pau) Cubarsit, Lamine Yamal, Xavi startoi shumë lojtarë atje. Kështu, ai u largua, Hansi Flick mbërriti”.
Henry shtoi: “Po, unë mendoj se ky ekip tani, për shkak të dy viteve që ata luajtën së bashku dhe kaluan një sezon të vështirë vitin e kaluar, atëherë mësoni më shumë për karakterin tuaj dhe për atë që do të bëni dhe si do të performoni”, ka shtuar më tej Henry.