Mësohet se sa do të mungojë Neymar pas lëndimit të ri

Futboll

Mësohet se sa do të mungojë Neymar pas lëndimit të ri

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 08:14
Neymar

Neymar pësoi një dëmtim të radhës në paraqitjen e tij të dytë për Al Hilal, pasi pësoi një dëmtim të ACL që e mbajti jashtë për një vit.

Lëndimi i ri i Neymar është një problem i kofshës, jo gjuri i tij siç konfirmon klubi i tij.

Por ai do të jetë jashtë për të paktën një muaj dhe kjo tanimë është konfirmuar.

“Neymar do t’i nënshtrohet një programi trajtimi dhe rehabilitimi që do të zgjasë katër deri në gjashtë javë”, shkroi Al Hilal në një komunikatë zyrtare të lëshuar.

Neymar ka luajtur vetëm shtatë ndeshje që kur nënshkroi për Al Hilal në 2023 për 90 milionë euro nga PSG.

32-vjeçari në shtatë ndeshje të zhvilluara për Al-Hilal ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat