“Luftë në fushë, por paqe në botë” – tifozët e PSG-së me një koreografi mbështesin Palestinën

Futboll

“Luftë në fushë, por paqe në botë” – tifozët e PSG-së me një koreografi mbështesin Palestinën

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 08:59
Tifozët e PSG-së me një koreografi mbështesin Palestinën

Tifozët e Paris Saint Germain kanë shpalosur një koreografi spektakolare për Palestinën në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

PSG u përball me Atletico Madridin në Parc de Princes ku pësuan humbje me rezultat 1-2.

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, tifozët e skuadrës franceze shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez, i cili po kalon një periudhë të tmerrshme për shkak të sulmit të forcave ushtarake izraelite.

“Liri Palestinës, luftë në terren, por paqe në botë”, thuhet në koreografinë e tifozëve të PSG-së.

Nuk është kjo hera e parë që tifozët e PSG-së dalin me mesazhe mbështetje për Palestinën, pasi edhe më parë ka pasur mesazhe por më të vogla.

Edhe tifozët e skuadrës skoceze Celtic shpesh herë kanë bërë gjëra të mëdha në tribuna duke përkrahur lirinë për Palestinën dhe duke kërkuar ndalimin e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat