​Calhanoglu: Bëra diçka ndryshe në penalltinë ndaj Arsenalit

Futboll

​Calhanoglu: Bëra diçka ndryshe në penalltinë ndaj Arsenalit

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 09:45
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu zbulon se ai bëri diçka ndryshe në penalltinë e Interit kundër Arsenalit në fitoren e zikaltërve në Ligën e Kampionëve. “Nerazzurrët” siguruan një fitore 1-0 në “San Siro’. Ishte penalltia e 19 -të që turku e ka kthyer në gol nga 19 sa i kishe për klubin.

Shpresoj të vazhdoj me këtë rekord perfekt. E pashë portierin deri në fund dhe bëra diçka ndryshe këtë herë”, tha Calhanoglu për “Amazon Prime".

Arsenali nuk kishte pranuar ende një gol në Champions League këtë sezon, por pësoi humbjen e parë kundër “Nerazzurrëve”.

“Në përgjithësi ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Arsenali është një ekip vërtet i fortë. Të gjitha çështjet ishin te rezultati dhe ne u mbrojtëm mirë, mbajtëm portën e pastër. Arsenali mori shumë goditje nga këndi, por mbrojtësit tanë bënë shumë mirë në ato situata. Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë nën presion, por sakrifikuam veten për ekipin”, shtoi ai.

Interi do të përballet me liderin e Serie A, Napolin të dielën në mbrëmje, pasi ka vetëm dy pikë diferencë në krye të tabelës mes këtyre dy skuadrave në të mirë të skuadrës së Antonio Contes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat