Mikel Arteta këmbëngul se Arsenali nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Topçinjtë janë pa fitore në tre ndeshjet e fundit të Ligës Premier dhe humbja nga Interi të mërkurën mbrëma, çoi formën e tyre të dobët në katër ndeshje pa fitore.
Megjithatë, Arteta nuk është i shqetësuar aspak pasi sipas tij, Arsenali dominoi Interin dhe ndaj çdo kundërshtari tjetër do të kishin fituar me gjithë ato raste të krijuara.
“Sigurisht që me numrin e rasteve që krijuam ne duhet të kishim shënuar dhe kjo varet nga ne”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes.
“Sidoqoftë mënyra se si luajti skuadra, ne ishim ne. Niveli i intensitetit, niveli i cilësisë, si arritëm në kuadrat dhe si dominuam në stadiumin e tyre një ekip që është një nga më të mirët në Evropë”.
“Jam shumë krenar për skuadrën time. Nëse luajmë kundër Chelseat siç luajtëm kundër Interit, ne mund të fitojmë”, përfundoi trajneri i Arsenalit.