Kritika dhe këshilla njëkohësisht që mesa duket i kanë vlejtur lojtarit të Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, i cili ka ulur kokën dhe ka punuar edhe më fort.
Ndërkohë sot, teksa ka kaluar ai po shpërblehet mësë miri.
Në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit, Muçi është aktivizuar titullar nga trajneri dhe performance e tij ka qenë gjithmonë edhe në rritje.
Ai po e tregon që tashmë është kthyer në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e fakton duke shënuar ndeshje pas ndeshje.
Dje sulmuesi 23-vjeçar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit kundër Gallatës dhe Kasimpashasë, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luante përballë Malmo..